Si u krijua interneti?

Teknologji

Si shpikja më e madhe e njerëzimit pas rrotës e zjarrit, interneti po transformon gjithnjë e me tepër jetën e njeriut. Transformim, i cili për nga rëndësia e tij, po kthehet në njëpërdorim të domosdoshëm. Interneti prej vitesh mundëson komunikim të shpejtë të individëve, organizatave, mediave, qofshin vizive apo të shkruara, duke u kthyer në enciklopedinë më të madhe të botës moderne.

Fillimet

Fillimet e internetit i përkasin viteve “60-të, si përpjekje e ushtrisë amerikane të lidhte me rrjet dhe network, bazat e saj nëpër Amerikë. Më pas filluan universitetet me njëra-tjetrën dhe më vonë, universitetet shërbyen si ISP për studentët dhe profesorët, kjo me qëllim të bëhej një shkëmbim sa më i madh informacioni. Rreth viteve 70-të filloi dhe komercializimi i internetit, por mund të dërgohej vetëm posta elektronike dhe në atë kohë ishte një shërbim tepër i kushtueshëm.

Si u krijua internet?

Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, rrjedh nga koha e Luftës së Ftohtë në vitet “60-të. Si iniciatorë të këtij rrjeti janë strukturat ushtarake të ShBAsë. Që në fillim të viteve 60-të, ushtarakët amerikanë mendonin se si ti mbronin informacionet e tyre edhe në raste të ndonjë sulmi atomik nga kundërshtarët. Si zgjidhje më e mirë e këtij problemi shikohej një rrjetë elektronike.

Në këtë rrjetë duhej që të njëjtat të dhëna të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin nëpër kompjuterat që ndodheshin në distancë. Në rast të ndryshimeve tek këto të dhëna, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë kompjuterat e lidhur në atë rrjetë. Secili nga kompjuterat e lidhur duhet të komunikonte në disa lidhje me kompjuterat e tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ishte e mundshme vazhdimësia e komunikimit në rast të shkatërrimit të ndonjërit nga kompjuterat, ose këputjes së ndonjë lidhjeje. Por në vitin 1964, Forcat Ajrore të ShBA-së angazhojnë firmën RAND Corporation, për ndërtimin e projektit të quajtur Rrjeti i decentralizuar. Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njohim si paraardhës i internetit. Për shkak të shumë vështirësive, ky projekt nuk u realizua, vetë ideja për një rrjetë të decentralizuar, ku mbajtja e të dhënave bëhet në formë paketash, mbeti një ide në letër. Qendra shkencore Advance Research Projects, që nga viti 56=>shërbente për zhvillimin shkencor për ushtrinë amerikane, vendosi që më 1966 të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin ARPA. Ne këtë rast, ideja për rrjetin e decentralizuar u zhvillua edhe më tej dhe mori një formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969, në rrjetin ARPA-net ishin të lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë, në ARPA-net ishin të lidhur 40 llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë, ARPA-net ishte një rrjet imbyllur. Nga ky rrjet i mbyllur, ARPA- net do të ndërtohej më vonë si rrjeti i internetit.