Shumë shpejt një hapësirë e re për lajmet dhe mediat në Facebook…

Teknologji

Në muajt e ardhshëm, në Facebook do të jetë edhe një hapësirë e veçantë, vetëm për lajme nga mediet e ndryshme e besueshme dhe serioze.
Wall Street Journal pretendon se ky rrjet social ka kontaktuar me ABC News, Dow Jones, The Washington Post dhe Bloomberg, për t’ju ofruar rreth tre milionë që të bëhen pjesë e këtij projekti.
Sipas raportit, mediave iu është ofruar mundësia që të licencohen deri në tre vjet dhe të vendosin se si i postojnë lajmet, nëse duan apo jo ta tregojnë të gjithë materialin në Facebook.
Mirëpo, ende nuk është bërë e ditur, se çfarë përgjigje i kanë dhënë mediat Facebook-ut, nëse duan të bashkëpunojnë apo kanë kërkesa tjera. Derisa Facebook nuk ka dhënë detaje, është bërë e ditur, se ky format mund të arrijë gjatë vjeshtës, në mënyrë që të ofrohen vetëm informata të vërteta.
Rrjeti social Facebook, është kritikuar shumë shpesh, për shkak të shpërndarjes së informatave të pavërteta kanë ngjallur shumë pakënaqësi tek përdoruesit.