Shpiket cigarja elektronike me marijuanë

Teknologji

Një kompani holandeze ka shpikur cigaren e parë elektronike me marijuanë në botë. Kompania E-Njoint BV do të shesë cigaret me marijuanë në festa, ngjarje muzikore, bare dhe klube në të gjithë Evropën. Aktualisht janë duke u prodhuar 10 mijë cigare elektronike me marijuanë nga kompania në Kinë. Ajo ka formën e një cigareje e cila sa herë që thithet nga përdoruesi ndriçon. Cigarja E-Njoint nuk përmban THC, duhan apo nikotinë, duke e bërë atë të padëmshme dhe të lejueshme. Në vend të kësaj, ajo përmban përbërës natyrorë me 100% shije biologjike, në avujt e ujit. Cigarja E-Njoint mund të mbushet nga vet përdoruesit me kanabis në formën e tyre të lëngshme ose si bimë të thata. Produkti, i cili vjen me gjashtë shije të ndryshme duke përfshirë shalqi, mollë, qershi kushton mbi 7 dollarë. Kompania liston në faqen e saj në internet vendet në Evropë, ku ju mund të blini pajisjen dhe pohon se pirja e duhanit mund të jetë ‘e shëndetshëm’, duke e përshkruar E-Njoint si “prirje të fundit në treg.” E-Njoint është në diskutime me Tikun Olam, një biznes i specializuar në marijuanë mjekësore, për të ndihmuar në prodhimin e produkteve për industrinë e shëndetit. Se si do të reagojnë qeveritë e ndryshme për këtë pajisje është ende për t’u parë.