“YouTube” do të rimasterizojë videoklipet muzikore më të famshme të së shkuarës, për t’i sjellë me një cilësi HD. Puna është fryt i bashkëpunimit me “Universal Music Group”. Fillimisht do të punohet me rreth 100 video, ku përfshihen edhe këngë të Lady Gaga, Lionel Richie, Gwen Stefani e Janet Jackson.
Sipas “Youtube”, fillimisht do të restaurohen videot më ikonë të të gjitha kohërave. “Synimi është të garantojmë që gjeneratat e sotme dhe të ardhshme mund t’i shijojnë këta klasikë pa kohë si kurrë më parë”.