Së shpejti hidhen në treg iPhone-t e rinj!

Teknologji

iphone
Sipas burimeve në Gjermani, Apple po përgatiten të fillojë porositjen e iPhona-ve të rinj në 14 shtator 2018. Kjo tregon se modelet e reja, do të prezantohen në publik disa ditë më parë. Ndoshta njësoj me eventin e vjetshëm, i cili u mbajt më 12 shtator.

ihpeon

Në treg do të hidhet një version i ri i iPhone X me ekran 5.8 inch, një iPhone X Plus me ekran 6.5 inch dhe një celular i tretë. Modeli i tretë pritet të ketë ekran 6.1 inch dhe dizenjo të ngjashme me iPhone X. Ekrani i tij do të jetë TFT LCD, një teknologji ndryshe nga pararendësit e tij. Ky model do të jetë më i madh, por do të kushtojë më pak, duke qenë se nuk ka të njejtat parametra me iPhonat e tjerë.