Samsung prezanton Galaxy Note Edge

Teknologji

samsung-prezanton-edhe-galaxy-note-edge hd-250x165Samsung ka prezantuar tabletin e saj më të ri me ekran të lakuar, Galaxy Note Edge, i cili tani është në dispozicion në vendin e origjinës së Samsung, në Korenë e Jugut, Mësohet se pajisja do të jetë në dispozicion përmes SK Telecom dhe KT.

Samsung Galaxy Note Edge do të jetë në dispozicion në dy ngjyra: të zezë dhe të bardhë, dhe pajisja do të shitet me pakicë për rreth 1016 dollarë, njofton Telegrafi.

Note Edge vjen me disa specifika mbresëlënëse, edhe pse pika kryesore e shitjes së pajisjes është ekran i lakuar anash, ndërsa madhësia e tij ka një diagonale prej 5.6 inç.

Ekrani i Galaxy Note Edge është i pajisur me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, procesorin quad core 2.7GHz Snapdragon 805 nga Qualcomm, si dhe 2GB RAM.

Specifikat tjera të Galaxy Note Edge përfshijnë edhe zgjedhjen e memories prej 32GB ose 64GB, por e njëjta mund të zgjerohet me 128GB të mëtejshme falë portit për kartelën microSD.

Note Edge gjithashtu vjen me kamerën e përparme me 3,7MP për selfie dhe video thirrje, dhe atë të pasmen me 16MP me një sërë karakteristikash të përparuara, si dhe versionin e parafundit të Android, 4.4. Kitkat.