Samsung më në fund ka marrë parasysh kërkesat e përdoruesve të saj dhe ka krijuar dy modele të reja të telefonave të mençur që vijnë me trup plotësisht metalik. Modelet e reja të Samsung janë Galaxy A3 dhe Galaxy A5.
Modelet Galaxy A5 dhe A3 nuk janë vetëm telefona të mençur metalik, por janë gjithashtu shumë të hollë, me 6.7mm dhe 6.9mm respektivisht.
Pajisjet mobile të Samsung thuhet se i dedikohen përdoruesve të rrjeteve sociale, sepse ofrojnë kamerat e përparme për selfie me 5MP si dhe funksionet e reja sikurse Wide Selfie, Animated GIF, Beauty Face dhe Palm Selfie, raporton Telegrafi.
Galaxy A5 dhe A3 do të jenë edhe të shpejtë sepse sjellin Cat 4 LTE që do të thotë – shpejtësi deri në 150Mbps 4G.
Të dy modelet e telefonave të rinj metalik të Samsung do të vijnë edhe me procesorët quad-core në 1.2GHz, memorie prej 16GB me mundësi zgjerimi edhe me microSD dhe Android Kitkat 4.4.
Galaxy A5 si model më i avancuar do të ketë 2GB RAM, kamerën e pasme me 13MP, ekranin me diagonalen prej 5-inç në HD Super AMOLED dhe 2,300mAh bateri.
Ndërsa, Galaxy A3 do të vijë me ekranin prej 4,5-inç në qHD Super AMOLED, 8 kamerë të pasme, 1GB RAM dhe baterinë me 1,900mAh.
Samsung Galaxy A5 dhe A3 do të jenë në dispozicion “në tregjet e zgjedhura, duke përfshirë Kinën në muajin nëntor”, ndërsa më pas pritet që këto modele të vijnë edhe në Evropë