Projekti i ri i Samsung ka si qëllim të reduktojë fuqinë e baterive në 2.5 milionë pajisje.
Ndërkohë në Britani, Samsung ka ofruar zëvendësimin e celularëve duke filluar që nga data 19 Shtator, duke i kërkuar çdo konsumatori të kontaktojë më operatorët nga ku e kanë blerë telefonin.
Samsung ka lajmëruar se do të limitojë kapacitetin e baterive të smartfonëve Note 7 të Koresë së Jugut deri në 60%.
Gjatë ditëve të fundit janë shtuar akoma më shumë rastet e shpërthimit të Note 7. Në New York një telefon i tillë shpërtheu në duar e një djali 6-vjeçar. Ndërsa në Florida telefoni shkaktoi djegien e një makine Jeep.