Samsung vjen me një risi për të gjithë përdoruesit e tij, të cilët me shumë mundësi do të jenë shumë mirënjohës.
Samsung ka bërë lansimin e shërbimit Samsung Cloud për Galaxy Note 7, Samsung Cloud për Note 7 do të vijë me 15GB hapësirë.
Ky shërbim mundëson ruajtjen e të dhënave online, pa pasur nevojë të mbani këto të dhëna në hapësirën e telefonit tuaj.
“Të dhënat e pajisjes suaj mund të sinkronizohen lehtësisht tani përmes Samsung Cloud. Kështu, ndërrimi nga një pajisje e vjetër në pajisjen e re është bërë më e lehtë se kurrë.” – thuhet në lajmërimin zyrtar të Samsung.
Për më shumë detaje rreth Samsung Cloud, mund të vizitoni ueb faqen zyrtare të kompanisë.