Pas prezantimit zyrtar të Samsung Galaxy S7, lideri botëror i telefonave të mençur mobil Samsung ka zbuluar edhe çmimet e modeleve të reja të telefonave të saj.
Dhe përshtypjet e para janë se modelet e reja të telefonave të Samsung nuk janë aspak të lira, siç edhe thuhej më herët.
Me vetëm një variant të memories së brendshme, prej 32GB, hapësirë e cila mund të zgjerohet edhe më tej përmes kartelës microSD, çmimi i Galaxy S7 është 569 funta, për modelin që nuk është i lidhur me kontrata me operatorët mobil.
Dhe ky çmim është më i lartë sesa ai për modelin e parë të iPhone 6S, i cili kushton 539 funta – edhepse i njëjti ofron 16GB memorie të brendshme
Në tregun tonë pritet që përfaqësuesi ekskluziv i telefonave të Samsung, GAMA Electronics t’i ofrojë modelet e reja të gjeneratës së re Galaxy S7. Ende nuk ka asnjë konfirmim për çmimin e modeleve të reja të telefonave të rinj të Samsung, por sa më parë që ta kuptojmë një gjë të tillë, ne do të ju mbajmë të informuar.