Viber ka sjellë risinë më të fundit për të gjithë përdoruesit e tij, të cilët tashmë kanë mundësi që të fshijnë mesazhet e tyre edhe nëse marrësi mund ta ketë marrë atë.
Në lidhje me këtë fakt nuk ka një kohë të caktuar ju mund ta fshini një mesazh që keni dërguar një javë më parë. Kjo veçori është shumë e rëndësishme në rastet kur shpërndajmë gabimisht informacione personale nga telefoni.
Kështu, nëse i keni dërguar dikujt informacione mbi kartën tuaj të kreditit, për çdo qëllim të caktuar, ju mund të fshini në distancë mesazhin nga telefoni i marrësit. /albeu.com/