Një nga telefonat ikonë celularë është padyshim Nokia 3310. Në kohën kur ky telefon ishte në treg, afërsisht para 17 vjetësh, duhet thënë se ishte një nga telefonat më të mirë në përdorim. Për këtë arsye, rilancimi i tij në treg ka marrë shumë vëmendje.
Modeli i ri i Nokia 3310 do të kushtojë 59 euro dhe pritet të dalë në treg pas konferencës industriale “Mobile World Congress”, ku do të prezantohet për herë të parë. Ky model thuhet se do të jetë në pronësi të kompanisë HMD Global.