Rrjetet sociale janë kthyer sot në pjesë të përditshmërisë sonë. Facebook, Whatsapp, Instagram etj janë të gjitha rrjetet sociale të cilat ne nuk mund të rezistojmë pa i kontrolluar çdo ditë.
Megjithatë, rrjeti i ri social “Rich Kids” është pikërisht për ata, më të pasurit në botë. Për të qenë pjesë e tij, duhet të paguani një shumë të majme prej 1000 dollarë në muaj. Aplikacioni për të hyrë në këtë rrjet social gjenden në iOS App Store dhe drejtuesit e tij janë të mendimit se pikërisht tarifa që i duhet të paguajnë çdo muaj do t’i tërheqë akoma më shumë përdoruesit e tij.
Rich Kids do t’i japë mundësinë të gjithë “fëmijëve të pasur” të dallohen nga të tjerët sepse siç vet ky website shkruan “të jesh i pasur është e mërzitshme nëse askush nuk të sheh”.