Produktet më të fuqishme të teknologjisë në treg

Teknologji

162397
Produktet teknologjike janë ato të cilët e mbajnë njeriun në dilemë dhe gjatë gjithë kohës në zhurmën e daljes së diccka të reje në treg. teknologjitë e fundit janë ato që tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe të ndërveprimit të tyre me njëri-tjetrin. 6 janë produktet që kënë bërë që njerëzit të jenë shum të lidhur me teknologjinë.

Apple iPhone
Zhvillimet e para të mëdha te “smartphone” erdhën nga “Nokia”, me modelin e tyre “Communicator 9000”, dhe më vonë “Palm”. Por “iPhone”, me thjeshtësinë e tij dhe ekranin “multi-touch”. “iPhone OS” ishte revolucionar, grafiket ne nje tjeter nivel si dhe, në gjendje per te trajtuar detyra të fuqishme njëkohësisht. Ndryshe nga “Blackberry”, “Windows Mobile” dhe “Symbian”, “iPhone OS” fokusohej në aplikimet dhe zhvillimet, duke lejuar zhvillimin e “App Store Apple”. Më 29 qershor 2007, ditën qe “iPhone” goditi tregun, konsumatorët u vunë ne radhë me orë te tera para se dyqani te hapej, për të blerë pajisjen.

Apple iPod
“iPod” dhe “iTunes”: Para “iPod”, ishte “MP3”. “Mp3” ishte vërtet mire, por ajo që e bëri me të vërtetë “iPod”-in unik ishte “iTunes”, e cila transformoi mënyrën e blerjes dhe dëgjimit te muzikës. “IPod” i parë, i cili doli ne treg ne 23 tetor 2001, kishte një kapacitet prej 5GB dhe çmimi ishte 399 $, si dhe mund te ngarkoje 1.000 këngë.

Windows 95
“Windows” mund të duket si një “mendim-i dyte” tani, me versione të reja qe konkurrojnë në sfondin e miliona “PC”, por kur “Windoës 95” doli, ajo ndryshoi plotësisht mënyrën se si konsumatorët përdornin kompjuterët dhe si kompjuterët komunikonin me njëri-tjetrin.

Sony PlayStation 2
Grafikat e avancuara te “Sony PlayStation 2” si dhe lojërat superiore e vendosen atë ne majën me te larte, duke e bërë video-lojën me te shitur te të gjitha kohërave. Ajo doli ne treg me 4 mars 2000, në Japoni dhe me pas ne Amerikën e Veriut dhe me vone ne Evropë në të njëjtin vit. “Sony” konkurroi me “Sega Dreamcast”, “Microsoft Xbox” dhe “Nintendo GameCube”. Por modeli i tij përdori “DVD” për të ruajtur të dhënat, duke e lejuar atë të ruante gati tetë herë me shume te dhëna nga “CD-ROM” që përdorej ne versionet e saj të mëparshëm.

Apple iPad
“Apple” filloi të merrte porosi me paradhënie për gjeneratën e pare “iPad” nga konsumatorët amerikanë me 12 mars 2010 dhe versioni “Wi-Fi” doli në shitje në Shtetet e Bashkuara me 3 prill, 2010. Ishte më se e qartë që konsumatorët kërkonin diçka më të lehte dhe praktike se një “laptop” kur “Apple” njoftoi se ai kishte shitur më shumë “iPad” se “Macs” në tremujorin e tretë të vitit 2010.

Amazon Kindle
“Amazon Kindle” i bëri librave atë çfarë “iPod” dhe “iTunes” i bën muzikës. Skeptikët thane se askush nuk do të lexoje një libër mbi një tabletë, por “Kindle” provoi se ata gaboheshin. “Amazon” ishte e përkryer për “e-readers” (lexuesit e internetit), siç ishte dhe librashitësi më i madh “online” në botë.