Prodhohet fotokamera më e shpejtë në Botë

Teknologji

61c2b5ab-5374-4d85-9de7-503b51542cf1---0-
Është gati fotokamera me e shpejte ne bote, e cila do te jete ne gjendje te kape imazhe me një ritëm prej 100 miliard frame-sh ne sekonde duke përmirësuar variantin me te mire te mëparshëm e cila kishte një shpejtësi kapjeje prej 10 milion frame ne sekonde.
Arritja mban firmën e Universitetit te Washington-it ne SHBA dhe është prezantuar edhe ne revistën Nature nga bioinxhinierët e këtij universiteti.
Pajisja super teknologjike do te jete ne gjendje te kape fenomene deri tani “te fshehura”, si psh pasqyrimin e rrezeve laser, shumimin e pjesëzave te dritës ne brendësi te një materieje dhe parashikohet qe përdorimet e saj te shtrihen ne një sfere shume te gjere duke filluar qe nga biomedicina e deri ne hapësirë, madje ajo do te mund te përdoret edhe ne analizat e balistikes se plumbave ne vrasjen e ish presidentit amerikan Kennedy.
Teknologjia e përdorur për përgatitjen e aparatit te fundit është një version i përmirësuar i një teknologjie ekzistuese, “streak camera”, ne gjendje te mase ne kohe ndryshimet e intensitetit te impulsit te dritës. E pajisur edhe me algoritme te tjera dhe një sere dispozitivësh sikurse mikroskopi me pasqyra digjitale qe fuqizojnë aftësinë pamore te telekamerës ne një hapësirë dy dimensionale, teknologjia e re do te mundësojë shikimin e fluturimit ne hapësirë te flukseve te dritës. E aplikuar edhe ne mikroskopët dhe teleskopët, fotokamera e re do te lejoje gjithashtu edhe përshkrimin për here te pare te eventeve dinamike si te mikrobotës, ashtu dhe te hapësirës. Sipas koordinatorit te projektit, Lihong Wang, arritja e re do te mundësojë zbulime te reja shkencore te cilat ndoshta për momentin nuk jemi ne gjendje t’i parashikojmë.