Prezantohen iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, ja ndryshimet me smartphone-ët e tjerë

Teknologji

 

dgdggd

Në një event që u mbajt në San Francisco dhe që u transmetua livestream në Youtube nga kompania, gjigandi i teknologjisë Apple ka prezantuar sot dy telefona të rinj, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, si dhe versionin e ri Apple Watch, të cilët vijnë me ndryshime radikale.

Një nga detajet më të rëndësishëm është se telefoni do të ketë një shpejtësi mjaft të lartë në krahasim me telefonat ekzistues dhe jetëgjatësi të baterisë.

IPhone 7 vjen me dizajn të ri; nuk ka dalje për kufjet. Ato mund të përdoren duke i futur në të njëjtin vend me atë ku hyn fisha e karikimit, ose të përdoren “Airpods”, kufje pa fishë që përmes infraredit aktivizohen në momentin që vihen në vesh. Këto kufje shoqërohen me bateri dhe janë të karikueshme. Jetëgjatësia e baterive të tyre me një karikim shkon 24 orë.

Gjithashtu, kamera e iPhone 7 vjen e përmirësuar. Iphone 7 Plus ka dy kamera ngjitur me njëra-tjetrën, 12 megapiksel secila, ndërsa iphone 7 ka një kamera, po me 12 megapiksel.

Një tjetër ndryshim i madh që u përfol prej kohësh është heqja e butonit kryesor dhe të vetëm të iPhone. Ky buton tashmë është me sensor, që do të thotë se nuk shtypet më si më parë, por vibron kur e prek. iPhone 7 do të kushtojë po aq sa iPhone 6S, 649 dollarë duke filluar nga 32GB ndërsa 7 Plus do të jetë i desponueshëme dhe në 256GB.

Smartfoni është i disponueshëm në 5 ngjyra të ndryshme, i bardhë, i zi, shampanjë, “pink” dhe “space black”.

Edhe versioni i ri i Apple Watch ka ardhur me ndryshime, ajo është kundra ujit.