Shumë gjëra kanë ndryshuar në këto 6 muaj të pandemisë, në jetën e gjithësecilit prej nesh.Ajo cfarë është vënë re në lidhje me kërkimet në internet, është që është rritur numri i përdoruesëve të moshës së mesme. Vinaya Katre, 59 vjec, nuk e kishte menduar kurrë që do t’i duhej të mësonte të bënte shumë gjëra online. Por për shkak të mbylljes prej Covid-19, ngarkesa e saj e punës u rrit shumë, dhe kjo gjë i shkaktoi asaj edhe probleme trupi, për shkak të qëndrimit. Ajo shkarkoi një aplikacion për fitnes për të lehtësuar problemin e saj, dhe këtu nisi udhëtimi i saj digjital në internet.
Ajo mësoi si të përdorte Google Meet, të cilën e përdorte për punën e saj por edhe për përdorim personal. Ajo tashmë lexon libra online, luan edhe lojra të ndryshme.
“Ndjehem pak më afër brezave të rinj tani për sa i përket teknologjisë” – thot Katre.
55 vjecarja Kanchan Singh mësoi si të organizonte webinare në Zoom, sigurisht me ndihmën e së bijës fillimisht. Ajo gjithashtu po përpiqet të mësojë edhe një gjuhë tjetër falë internetit. Shumë persona të tjerë mësuan të bënin pagesat online gjatë kësaj periudhe.
Sipas të dhënave, gjatë këtyre 6 muajve të pandemisë është parë një rritje me 25% – 30% e përdoruesëve të moshës +55. Disa prej kategorive më të kërkuara prej tyre kanë të bëjnë me shëndetin, blerjet online, platformat e komunikimit, pagesat online etj.
Për më tepër oferta interneti nga Tring vizitoni faqen tonë të website www.tring.al