Truri i njeriut modifikohet në mënyrë të përditshme nga përdorimi i smartphone-ve dhe tableteve, në mënyrë të veçantë për shkak të lëvizjes së shpejtë dhe frekuentë të gishtave.
Me këtë përfundim ka dalë një studim i Universitetit të Zurich-ut në Zvicër, i cili ka analizuar ndikimin që ka në trurin e njeriut shkathtësia e lëvizjes së gishtave në touchscreen-in e smartphone-ve. Në fakt çdo rajon dhe pjesë e trupit ka një zonë përgjegjëse në trurin e njeriut, më saktësisht në korteksin sensomotor të tij. Kështu për shembull, tek violinistet, kjo zonë është shumë më e gjerë se sa tek personat e tjerë. Pikërisht këtë zone kanë studiuar edhe kërkuesit zviceranë në 37 persona, 26 prej të cilëve ishin përdorues të smartphone-ve me touchscren dhe 11 ishin përdorues të celulareve të zakonshëm. Përmes encefalogramës, ata vunë re ndryshime të konsiderueshme te kjo zonë në personat e të dy grupeve.