Interneti është një nga shpikjet teknologjike më të rëndësishme të kohëve moderne. Sipas studimeve të kryera kohëve të fundit 40% e njerëzve në mbarë botën kanë akses ndaj internetit.
Interneti, në mbi 30 vitet e ekzistencës së tij, ka ndryshuar shumë. Nuk ka më kordonë interneti dhe për më tepër, ka shumëllojshmëri faqesh. Gjithsecili nga ne mund të ketë akses në pajisjen e tij teknologjike kudo ndodhet falë sistemit wifi që mundëson lidhjen me internet kudo, pra nuk është e nevojshme të qëndrosh në një vend për të pasur internet. Një risi tjetër e internetit janë edhe fibrat optike të cilat mundësojnë një transmetim më të shpejtë të të dhënave dhe informacionit.
Ky shërbim i ka lehtësuar punën dhe shumë studentëve të cilët me vetëm një click gjenden përpara një bote të pafundme informacioni dhe të dhënash. Ata mund të kryejnë detyra online, të bëjnë prezantime, të kerkojnë infomacione nga burime të sigurta, të lexojnë libra online dhe jo vetëm. Pjesë e internetit janë edhe rrjetet sociale, të tilla si: Facebook, twitter, Instagram,snapchat, pinterest etj. Nëpërmjet këtyre rrjeteve sociale shumë njerez mund të komunikojnë online me njerëz të ndryshëm, të afërm, kolegë, kudo dhe në cfardo lloj momenti. Interneti dhe bota virtuale kanë mundësuar që shumë njerez të paguhen vetëm për të postuar online, ose i njohur ndryshe si marketingu online. Ky lloj marketing kryesisht kryhet nga persona me influencë në shoqëri të cilët janë në kontakt me kompani të ndryshme që duan ti reklamojnë produktet. Mjafton një click dhe një #hashtag dhe ja ku u bë.
Kohët e fundit shkencëtarët po bëjnë projekte të ndryshme për të mundësuar lidhjen e internetit nga balonat e lartësive të mëdha, ndryshe nga ato të cilat përdoren për të kapur të dhënat për motin. Vetëm disa muaj më parë, shkencëtarët ne MIT’s te shkencave kompjuterike lajmëruan për një wireless të ri i cili do të ishte 330% me i shpejtë sesa teknologjia ekzistuese. Kjo shpikje e re mund të cojë në të pasurit linjë më të mirë, të shpejtë të lidhjes së internetit në ambjentet publike, shkolla, koncerte, evente te ndryshme. Gjithashtu, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg është i famshëm pasi ka shprehur dëshirën për të lidhur të gjithë globin me internet, dhe kompania ka ndërmend të instalojë dronë fluturues për të shpërndarë internet në të gjithë globin, në mënyrë që të gjithë të kenë akses ndaj tij.