Pejani që koncepton dizajnin e ardhshëm të VW-së

Teknologji

elish-00-e1454620672299-690x424.jpg

 

Më poshtë do të prezantohet vetura sportive elektrike VW GT Ge, një studim mbresëlënës i bërë nga i diplomuari në Dizajnin e Automjeteve, Eljesah Shala, si pjesë e temës së diplomës të sponsorizuar nga prodhuesi gjerman i veturave.
“Tema ime e diplomës në Bachelor u sponsorizua nga qendra e Dizajnit të Volkswagen në Wolfsburg”, ka deklaruar Eljesah për carscoops.com, i cili shtoi se nuk ka shumë që ka diplomuar në Universitetin e Arteve në Braunschweig të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.
Nëse disa elemente të caktuara të GT Ge ju duhen të njohura, në veçanti nëse e shikoni në profil, atëherë do ta kuptoni se dizajneri është frymëzuar nga seria Gran Turismo Vision e modeleve digjitale të VW, të cilat filluan prodhimin serik me GTI Roadster në vitin 2014 dhe gjatë vitit të kaluar me GTE Sport.
Por, derisa këto dy koncepte nuk janë munduar të fshehin origjinën e tyre të Golf hatchback, GT Ge duket tamam një veturë sportive, apo siç disa mund të thonë disa, një super-veturë, me linja të theksuara anësore të karrocerisë. Pjesë e përparme e mprehtë e veturës mban logon, dritat LED janë të punuara në formën e shkronjës C, ndërsa prezenca ekzotike është më e theksuar në pjesët anësore të saj.
Shala, pranon se GT Ge është e dizajnuar në platformën e njëjtë të hapësirës boshtore sikurse Golf-hatch me dimensione 2,637 mm, por është dukshëm më i gjatë me 4,500 mm, më i gjerë dhe shumë më i shkurtër në lartësi me vetëm 1,152 mm.
Ai thotë se kujdes i veçantë i është kushtuar aerodinamikës (gjithmonë sipas teorisë), në mënyrë që të lehtësojë punën e motorit elektrik duke përmirësuar edhe sistemin e ftohjes.
Eljesah është 29 vjeç, është me prejardhje nga Peja. Në Gjermani ka shkuar kur ishte vetëm 2 vjeç. /Telegrafi/