Shpikur nga Frank Zapata në vitin 2012, Flyboarding, nga një risi tanimë është shndërruar edhe në një pajisje e një sporti konkurrues.
E tani, Zapata është i përgatitur për të revolucionarizuar këtë fushë sërish – këtë herë me Flyboard Air, një pajisje që rri pezull në ajër vetëm që t’iu shëtisë juve nëpër qiell, transmeton Telegrafi.
Në një video demonstrimi, Zapata është shfaqur duke fluturuar mbi një pajisje, në një lartësi prej 30 metrash dhe një shpejtësi prej 55 km/h gjatë fluturimit 3.5 minutësh.
Pajisja thuhet se është ende në fazën e prototipit dhe do të vazhdojë ti nënshtrohet testimit.
Por sigurisht, jo të gjithë janë të bindur se kjo është e vërtetë.
Komentuesit e shumtë në Facebook dhe Youtube, duke qenë të fascinuar me pajisjen, vlerësojnë se videoja mund të jetë e rreme. /Telegrafi/