WhatsApp që prej ditës së djeshme ka bërë një ndryshim radikal në aplikacion. Për herë të parë platforma e komunikimit do të përfshijë foto dhe video të ngjashme me ato në rrjet e tjera sociale si Facebook, Instagram apo SnapChat.
Ky është një përditësim me anë të së cilit WhatsApp do të gjenerojë të ardhura nga reklamat, shkruan opinion.al.
Por çfarë ka ndodhur konkretisht?
Në pjesën e poshtme të WhatsApp krahas opsioneve të cilësimeve, chatit, kamerës dhe thirrjeve, do të shihni edhe nje opsion nën emrin “status”.
Pjesa tjetër është e thjeshtë për tu kuptuar pasi funksionon pothuajse njësoj me InstaStory dhe SnapChat. Ju mund të postoni foto dhe video te cilat do të qëndrojnë për vetëm 24 orë. E veçanta e këtij përditësimi të WhatsApp është se ju mund të shihni se kush e ka parë foton apo videon që keni postuar nga kontaktet tuaja, madje edhe orën kur ata e kanë parë.
Ju mund të publikoni edhe foto të shkrepura më parë. WhatsApp Status nuk ka ende filtra për të përpunuar fotot.
Burimi: Opinion.al