Për të aktivizuar Whatsapp voicemail dhe Call Back për të cilat u fol në Korrik, përdoruesve të Android u duhet të përditësojnë versionin 2.16.229 ndërsa atyre të iOs versionin 2.16.8.
Përdoruesit mund të lënë një mesazh zanor nëse personi që ata po marrin në telefon nuk përgjigjet.
Në këtë rast në ekranin e tyre do të shfaqen tre opsione: Fshij, Telefono përsëri dhe dërgo një mesazh zanor.
Për të dërguar një mesazh zanor duhet të shtypni dhe të mbani shtypur butonin që lexon ‘voice message’.
Sapo ta mbaroni mesazhin tuaj largojeni gishtin nga butoni dhe ai do të dërgohet menjëherë.
Megjithatë ju nuk mund ta dëgjoni mesazhin zanor përpara se ta dërgoni. Në qoftë se nuk doni ta dërgoni mesazhin e regjistruar thjesht shtypni butonin ‘cancel’.
Me cilësinë e re të ofruar, WhatsApp thjesht po e bën më të fortë konkurrencën me shërbimet e Viber dhe Telegram.