Njihuni me aplikacionin më të ri që po «çmend» shqiptarët – Sarahah

Teknologji

Sarahah

Ai u bë viral, duke ‘thyer’ internetin vetëm pak muaj më parë. Është fjala për aplikacionin Sarahah, i cili së fundmi është kthyer në një ‘fiksim’ edhe për të rinjtë shqiptarë.

Aplikacioni është media më e re sociale, e cila konsiston në dërgimin dhe marrjen e komenteve anonime.

Sakaq, kjo platformë e krijuar në Arabinë Saudite ka rreth 240 milionë llogari të regjistruara. Zain-Alabdin Tawfiq, themelues i Sarahah është shprehur për mediat e huaja se platforma ka në plan të shtojë veçori të reja. Si aplikacion u bë i njohur në fillim të shkurtit të këtij vit dhe në listën e shkarkimeve App Store dhe Play Store në muajin korrik.

Por Sarahah nuk ishte fillimisht për adoleshencë. Tawfiq e ndërtoi Sarahah si një mjet zyre për t’u dërguar komente anonime kolegëve. Pasi në kulturat arabe, të cilat janë vende të mbyllura është e vështirë të thuash mendimin tënd të hapur për një koleg. Prandaj ky aplikacion kishte si qëllim të dërgoheshin në formë anonime mendime për kolegët e punës.

Kohët e fundit ky aplikacion ka gjetur një përdorim mjaft të gjerë edhe në mesin e të rinjve shqiptarë, megjithatë SHBA mbetet vendi kryesor ku ky rrjet social u ngrit shpejt në vendin e parë sa i përket mediave socilale më të përdorura.

Sarahah Sarahah

Burimi: newsbomb