Gjithnjë e më shumë rrjetet sociale po shtojnë veçoritë e tyre duke u bërë kështu akoma më tërheqëse për përdoruesit. Facebook në shkurt të 2016 vendosi një sërë ikonash të cilat shprehin emocione të ndryshme dhe prej tyre gjeneruan 300 miliardë klikime.
Së fundmi, drejtuesit e Facebook po testojnë një tjetër ikonë, atë të “dislike”. Opsioni i kundërt i “pëlqej” ka qenë shumë i kërkuar nga të gjithë ndaj shumë shpejt do të vendoset krah ikonave të tjera.