Burri i Petra Ecclestone ka pranuar një superveturë (Lamborghini) që kushton plot 315,000 funte.
Miliarderi James Stunt, i njohur për veturat e tij të shtrenjta, vërehet shpesh duke vizituar vende të ndryshme i rrethuar nga truperojat e tij.
Tani Stunt, vjehrri i të cilit është shefi ekzekutiv i Formula Një, Bernie Ecclestone, ka blerë modelin më spektakolar të veturës – një Lambo Aventador i cili është modifikuar nga kompania gjermane Mansory.
Lajmi për blerjen e kësaj veture ka bërë bujë në mediat e huaja, për shkak se modifikimi i kësaj veture është bërë në atë mënyrë që vetura duket se nuk është parë më herët në këtë variant.
Shikojeni: