Nga sot WhatsApp bëhet me pagesë, çfarë po ndodh me gjigandin e komunikimit virtual

Teknologji

WHTASA

Duke nisur nga sot Whatsapp do të bëhet me pagesë për bizneset të cilët do duhet të paguajnë për t’iu përgjigjur klientëve të tyre. Kjo, nëse përgjigja vonon të vijë, koha maksimale është 24 orë. Mbi këtë kufi, mesazhet e dërguara do të kushtojnë. Kostoja do variojë nga 1 në 9 cent. Lajmin e ka bërë të ditur vetë gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook në blogun dedikuar biznesit. Ky vendim vjen pas një viti nga lëshimi i profilit të ri të biznesit, dedikuar ndërmarrjeve. Për ta bërë të mundur përdorimin e WhatsApp me pagesë, Facebook ka hedhur në treg paketën ‘’Api’’ (ndërfaqet e programimit) të cilat ndërmarrjet duhet t’i përdorin në aplikacionet e tyre apo në faqet e uebit. Në këtë rast, bëhet fjalë për një paketë që nuk do gjenerojë kosto nëse ndërmarrja i përgjigjet klientit brenda 24 orëve. Data e lëshimit të sistemit të ri me pagesë është ende e paqartë, por në javët e ardhshme Facebook do të nisë një fushatë për të nxitur përdoruesit të komunikojnë me ndërmarrjet me anë të Whatsapp./Burimi ‘’Gazeta Dita’’