Gjatë një konference për shtyp, Facebook njoftoi se do të zbatojë një plan të ri mujor të shërbimit: duke filluar nga 1 janari, gjiganti i rrjeteve sociale do të kushtojë 2.99 dollarë në muaj.
“Jemi menduar gjatë mbi këtë vendim, por në fund nuk patëm zgjedhje tjetër veçse të vendosnin këtë taksë mujore. Nëse nuk do të bëjmë diçka mbi shpenzimet tona që po rriten çdo ditë, atëherë mund të përfundojmë duke pasur probleme financiare të parikuperueshme”, deklaroi Mark Zuckerberg, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i rrjetit më të madh social në botë Në gusht të këtij viti, Facebook kishte 1.3 miliardë përdorues. Nëse vetëm 75% e këtyre përdoruesve do të paguajnë taksën mujore prej 3 dollarësh, do të thotë se për një vit kompania mund të grumbullojë rreth 36 miliardë dollarë.