Netlflix apo Youtube është njësoj si të thuash SHBA apo Europë. Kështu janë të ndarë dy aplikacionet e njohura. Netflix sundon kryesisht në Amerikë dhe arrin deri në 40% të trafikut në internet gjatë orëve të pikut. Pas tij renditet Youtube, kërkimi në internet dhe streaming për muzikë.
Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Në këto vende, ende sundon YouTube me 30% ndërsa Netflix arrin shifrën e 23% të bandave të internetit.
Azia dhe Paqësori përsëri shënon ndryshime. Përdoruesit e internetit këtu preferojnë Facebook, kryesisht videot në këtë rrjet social.