Nëse keni këtë model ‘Samsung-u’ fikeni menjëherë!

Teknologji

grrg

Kompania “Samsung” në Korenë e Jugut, u ka kërkuar të gjithë atyre që kanë blerë “Galaxy Note 7” që t’i fikin menjëherë pasi ka rrezikshmëri të lartë shpërthimi dhe po ashtu deklaroi se do të ndalojë shitjen e këtij modeli.

Gjatë shtatorit, “Samsung” tërhoqi nga tregu 2.5 milionë “Galaxy Note 7”, pas ankesave të përdoruesve se celularët shpërthenin dhe merrnin flakë.

Më pas, u lajmëra se këto pajisje defektoze u zëvendësuan dhe se ishin të sigurta.

Por ka raportime të reja se edhe pajisjet zëvendësuese, gjithashtu kanë shpërthyer dhe kanë marrë flakë./BBC/

egrgegegege