Këto janë emoji-t më të përdorurat në botë

Teknologji

1 109 780x439

Një emoji flet më shumë se fjalët, dhe mund të shprehë në përpikëri atë që e keni në mendje dhe shpirt.

Madje, këto figura flasin edhe shumë për personalitetin e përdoruesit.

Personat që përdorin shumë zemra, apo fytyrën me zemra në sy, janë shumë të dashuruar dhe ndjehen mirë.

E, në Ditën Botërore të Emoji-ve, Twitter ka bërë një përmbledhje, persa i përket përdorimit të tyre, në vende të ndryshme të botës.

Në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Britani të Madhe përdoret më së shumti fytyra me pamje negative.

Brazili, Kolumbia dhe Argjentina del se janë shumë të dhënë pas muzikës, kurse India dhe Meksika pas lutjeve dhe devotshmërisë.

Turqia del të jetë më e buzëqeshura, kurse Arabia Saudite dashamirëse e zemrës së kaltër.

Shikoni fotografitë e publikuara, për të parë se cilat janë emojit më të përdoruara, në bazë të kategorive.

2 87

3 70