U përfol gjatë për “Facebook TV” dhe mesa duket ky lajm është i vërtetë. Rrjeti social më i përdorur në të gjithë botën ka publikuar “Watch”, një veçori e re e cila ka si qëllim transmetimin e videove, spektakleve dhe ngjarjeve sportive. Gjithashtu, mendohet se pas kësaj, Facebook do të ketë prodhimet e veta origjinale.
Aktualisht, kjo risi është në përdorim për një grup të vogël të cilët janë duke e testuar. Pas zgjerimit, ai do të mund të aksesohet nga të gjitha platformat si web, telefona celularë dhe smart tv. Me këtë ndryshim, Facebook bëhët konkurruese jo vetëm me rrjetet e tjera sociale por edhe me platforma si Netflix dhe YouTube.