“Mozilla” me smartphone të ri low-cost

Teknologji

Telefonat e mençur kanë pushtuar botën. Problemi i vetëm për shumëkënd, është çmimi mjaft i kripur i tyre. Por browser-i i famshëm “Mozilla” ka lajmëruar se së shpejti, në muajt e ardhshëm, do të dalë në treg me smartphone të prodhuar në Indi dhe që janë me kosto të ulët. Duke folur për gazetën e famshme, “Wall Street Journal”, shefi operacional i “Mozillës”, tha se telefonat e rinj do të prodhohen nga dy kompani indiane dhe se do të kushtojnë vetëm 25 Dollarë. Celularët e rinj do të kenë sistem operimi “Firefox OS”.