Na ndodh të gjithëvë që kur mbetemi pa bateri ta karikojmë atë në lokale ku pijmë kafe apo në restorantet ku po drekojmë. Në të vërtetë jemi duke bërë një gabim shumë të madh.
Në një deklaratë për CNN, Drew Paik, themelues i firmës Authentic 8 u shpreh se hakerat aksesojnë lehtësisht prizat në publik dhe lidhjen me wi-fi me anë të një teknike të quajtur “Juice Jacking”. USB-ja që lidh telefonin me karikuesin është e dizejnuar për të transmetuar të dhëna ndaj karikimi i telefonit në prizat publike rrit mundësitë që telefoni juaj të hakohet. Kjo do të thotë se fotot tuaja, mesazhet, e-mailet dhe çdo gjë tjetër mund të përdoret nga dikush tjetër.
E vetmja gjë që mund të bëni në raste kur telefoni juaj mbetet pa karikim është ta karikoni atë në shtëpitë tuaja apo në një vend tjetër të sigurt. Gjithashtu, një bateri portabël do të ishte një zgjidhje mjaft e mirë.