Micheal Kors zbulon orat e mençura në Android Wear

Teknologji

Michael-Kors-Android-Wear-Smartwatches-780x439.jpg

Dizajneri i famshëm Michael Kors ka zbuluar modelet e reja të orëve Access që bazohen në sistemin operativ Android.

Modelet e reja të orëve të mençura nga Michael Kors do të lansohen kah fillimi i vjeshtës së vitit 2016 dhe do të vijnë me çmime prej 395 dollarëve.

Orët e reja të zgjuar të dizajnuara për femra dhe meshkuj u zbuluan në ngjarjen e madhe të Baselëorld dhe do të mundësohen nga sistemi operativ Android Wear të Google.

Orët ekskluzive të Michael Kors ofrojnë mundësi të shumta dhe motive të brendit, dhe përpos një numri të madh të karakteristikave standarde në këto modele janë përfshirë edhe aplikacionet e përcjelljes së aktivitetit në palestër, aktivizimet dhe komandat me zë, njoftimet e shumta dhe jo vetëm kaq.

Në tregun kosovar, produktet e Micheale Kors shiten në dyqanet e iAs, përfaqësuesit të shumë brendeve më të mëdha botërore për ora dhe syze, ndërkaq në videon mëposhte mund ta shihni në aksion modelet e reja që së shpejti pritet të vijnë në tregun tonë.