Më në fund del në treg smartphone-i që mban një javë bateri, por jo gjithçka është ashtu siç duket…

Teknologji

Energizer ka prezantuar 26 smartfonë të rinj dhe, mes tyre është një që vjen me një super bateri prej 18,000mAh.Sipas kompanisë ky është smartfoni me baterinë më të madhe në botë. Thuhet që bateria e këtij celulari mund të zgjasë për një javë të tërë pa pasur nevojë të ngarkohet gjatë ditëve. Kompania pretendon gjithashtu se super bateria e këtij smartfoni mund të mbajë 48 orë bateri nëse jeni duke parë video pa pushim.

energizer power max p18k pop galaxy s10 plus
Një tjetër lajm i mirë është se smartfoni mund të rimbushet me ngarkim të shpejtë, përndryshe mund të duhen ditë të tëra derisa të karikohet plotësisht. Një karikim i plotë thuhet se do të paktën 8 orë. Telefoni vjen gjithashtu me një ekran LCD, 6.2 inç, 6 GB RAM, 128 GB hapësirë të brendshme ruajtëse dhe madje edhe tre kamera në anën e pasme. Por, “problemi” i vetëm i këtij smartfoni është trashësia. Gjithë ajo bateri do vend dhe ky celular është sa tre iPhone të vënë njëri pas tjetrit.