McLareni raportohet se po bën gati një model të ri të limituar, këtë herë të bazuar në 675LT Coupe.
Duket se kompania McLaren dëshiron të fitojë më shumë nga suksesi i modeleve speciale duke prezantuar një tjetër veturë të limituar.
Modeli pritet të quhet “MSO HS”, por në fund besohet se do të marrë emrin 688. Kjo për arsye të motorit 3.8-litërsh V8 me 688 kuajfuqi, për dallim nga 675LT Coupe që kishte 675 kuajfuqi.
Modeli i ri po ashtu pritet të jetë më i lehtë në peshë për shkak të përdorimit të fijeve të karbonit.
McLaren, sipas mediave holandeze, planifikon të prodhojë vetëm 25 njësi të modelit të ri, ndërsa pritet që ai të shpaloset në muajin e ardhshëm në “Geneva Motor Show”. Detajet pritet të publikohen gjatë ditëve në vijim.