Themeluesi i Facebook ka thënë se e pranon faktin që gjigantët e teknologjisë të pagujnë më shumë taksa në Europë. Mark Zuckerberg sqaroi se i mbështeti planet nga organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik për të gjetur një zgjidhje globale.
Facebook dhe të tjerët janë akuzuar se nuk kanë paguar pjesën e tyre të taksave në vendet ku ata veprojnë. Por disa thonë që OECD po ecën shumë ngadalë drejt qëllimit të saj për një marrëveshje në vitin 2020.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Facebook pagoi vetëm 28.5 milionë dollarë në taksën e korporatave në vitin 2018 pavarësisht se gjeneroi një rekord prej 1.65 miliardë në shitjet britanike.