Mania më e fundit e të famshmëve të Instagramit, ja aplikacioni pas të cilit po çmenden të gjithë

Teknologji

humiha

Ju duket sikur jeni kthyer pas ne kohë, për të qenë më konkretë, në vitin 1998? Instagrami juaj është “pushtuar” nga fotot retro dhe ju nuk po e kuptoni çfarë po ndodh? Jua themi ne… është HUJI aplikacioni që po bën namin dhe nuk ka mbetur asnjë i famshëm pa përpunuar fotot me këtë program.
Selena Gomez, Rita Ora, super modelet e famshme, e sa e sa VIP-a të tjerë kanë postuar foto me aplikacion…dhe për ju që nuk e dinit kemi një tjetër lajm të mirë ! Mund ta shkarkoni falas në smartphonin tuaj ! Mjafton të shkrepni “aparatin” dhe fotoja përpunohet në laborator sikur të lahej një film ! Ju nuk editoni asgjë, thjesht bëni foton dhe ju mbetet ta publikoni.

a2b4bbbfb6c98206bd2d43c96e454717