Një lojë e thjeshtë elektronike që rikrijon fluturimin e një droni me banderolën Authochtonous mbi stadiumin Partizan të Beogradit gjatë ndeshjes për Euro 2016 është bërë objekt debati midis shqiptarëve dhe serbëve.
Loja është publikuar si aplikacion në “Google Play Store” më 11 Nëntor dhe vetëm në pëse ditë ka marrë më shumë 2500 recensa, shumica e tyre me 5 yje dhe pozitive.
“Një dron që valëvit flamurin Autochthonous ka humbur rrugën në një stadium futbolli. Tani çmenduria fillon…”, thuhet në përshkrimin e lojës.
Lojtarët e lojës fitojnë pikë në qoftë se e mbajnë dronin lartë në ajër pa i dhënë mundësinë lojtarëve të veshur me një fanellë të kuqe, që i ngjason fanellës së kombëtares serbe, që ta kapin atë.
Pikë shtesë jepen kur futbollisti kërcen për ta kapur flamurin dhe nuk e arrin atë.
Pas publikim të lojës, faqja e aplikacionit në ‘Google Play Store’ është transformuar në një arenë debati midis shqiptarëve dhe serbëve, që ndajnë mendime shumë të ndryshme për aplikacionin por edhe për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së ndërprerë në Beograd.
“Tepër lojë e mirë. Jam krenar që jam shqiptar”, shkruan Blend Sulejmani.
“Loja ma e mirë .. Shqiptar me zemër”, vijon Petrit Braha.
“Serbët do të plasin kur ta shohin këtë lojë, hahahaha”, shkruan Shkodran Abazi.
Ndryshe nga shqiptarët, komentuesit serbë nuk e kanë mirëpritur lojën, duke u ankuar që administruesit e “Play Store” nuk duhet ta kishin lejuar që loja të publikohej.
“Duke qeshur me të madhe, ndjej keqardhje për shqiptarët dhe administratorët e “Play Store”, shkruan Luka Iliç. “Si është mundur që keni qenë dakord që kjo lojë të postohej?”, pyet ai.