LG sjell inovacionin e fundit, një smartphone me dy ekrane…

Teknologji

Kohëve të fundit, shumë prodhues të telefonave të zgjuar, kanë paralajmëruar se do të sjellin telefona me dy ekrane. Prapa nuk ka mbetur as LG, që ka njoftuar se do ta sjellë një telefon në këtë format të quajtur LG V50 ThinQ.
Tani LG ka bërë një njoftim në formë ftese, ku tregon datën dhe organizimin, ku do ta sjellë një telefon me dy ekrane që palosen njëra me tjetrën Në pjesën e sipërme të smartphone-it ka edhe një ekran të vogël për të dhëna elementare.

Në formën e një loje, është bërë e ditur se kjo pajisje shfaqet më 6 shtator, në aktivitetin IFA që zhvillohet në Berlin të Gjermanisë. Loja që tregon mundësinë e përdorimit të dy ekraneve në të njëjtën kohë, nuk dihet nëse bën të ditur se ky telefon është i orientuar në video-lojëra, që janë shumë të kërkuara.
Me këtë telefon që i ka dy ekrane, LG mund të jetë një hap më afër me telefonat e palosshëm si Samsung Galaxy Fold dhe Huawei Mate X.