LG, me tri modele të reja në Android

Teknologji

LG-640x340Kompania LG thuhet se po përgatit disa modele të reja të telefonëve Android, të cilët do t’i prezantojë brenda këtij viti.Kompania koreane në fakt thuhet se është duke punuar prej tre muajsh për modelet e reja, dhe prezantimi zyrtar i tyre pritet të bëhet në një të ardhme jo shumë të largët. Në fakt, të tri modelet janë parë së fundmi në një faqe interneti.Modeli i koduar me shifrën LG D392 pritet të dalë në treg me shifrën komerciale, F60. Ky model thuhet se do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.5” në WVGA (480×800), kamerën e pasme me 5 MP dhe atë të përparme me VGA, si dhe mbështetjen për rrjetin LTE.Procesori i këtij telefoni pritet të vijë me 1.2 GHz quad-core, i ndihmuar edhe nga 1GB RAM dhe 4GB memorie të brendshme.Modeli tjetër i telefonit të ri të LG në Android pritet të jetë LG X147, me ekranin prej 4.3” në WVGA, procesorin me 1.3 GHz dual-core CPU, 512MB RAM, dhe 4GB memorie të brendshme, bashkë me baterinë prej 1700 mAh.Përfundimisht, modeli tjetër LG X132, i cili është edhe më bazik, pritet të sjellë ekranin me 3.5” WVGA, 1 GHz dual-core, 512MB RAM, 4GB memorie dhe baterinë me 1540 mAh. Të gjitha modelet e reja të telefonave pritet të vijnë me Android 4.4 KitKat.