LG G5 debuton në SHBA, shitet për rreth 630 dollarë

Teknologji

lg-g5-4-1-1-780x439.jpg

LG ka lansuar modelin e saj kryesor të telefonit në Android, përkatësisht modelin LG G5 që është tani në dispozicion në SHBA.

Telefoni i ri i LGështë lansuar në SHBA tek operatorët kryesor mobil të cilat përfshijnë T-Mobile, AT & T dhe Verizon Ëireless.

LG G5 është njëri ndër modelet e para në kategorinë e telefonave modular, dhe do të përfshijë module të shumta, si për shembull – modulin për kamerë.
LG G5 është mundësuar nga procesori i fundit nga Qualcomm – Snapdragon 820, 4GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, plus portin për microSD për ruajtje shtesë.

LG G5 është e pajisur me ekranin në 5.3 inç në Quad HD me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve dhe vjen me kamera të avancuar në pjesën e përparme dhe të pasme.

Kamera e përparme e pajisjes është 8MP dhe kamera e pasme vjen me 16MP, plus një gamë të karakteristikave të përparuara që përfshijnë Optical Image Stabilization, Laser Auto Focus dhe më shumë, duke përfshirë edhe Android 6.0.

LG G5 do të shitet për rreth 630 dollarë pa kontratë, ndërsa çmimi për pajisjen me kontratë varion midis operatorëve të ndryshëm mobil.