Business Insider raporton se Microsoft ka prezantuar laptopin e ri Surface Pro i cili nuk ka tastierë. Duket e çuditshme por është e vërtetë! Kjo do të thotë se blerësit duhet të shpenzojnë para shtesë për një tastierë fizike, gjithmonë nëse e dëshirojnë atë.
Edhe më parë, Microsoft ka listuar pajisjet Surface Pro të cilët përdoren lehtësisht edhe pa tastierë fizike. Në to mund të shkruhet si në tablet nëpërmjet touch-it.
Laptopi i ri Surface Pro kushton 1160 euro ndërsa nëse doni t’i shtoni atij tastierën fizike, duhet të shtoni edhe disa para sepse çmimi në total shkon 1278 euro.