Kujdes: Vidhen 1.4 miliardë fjalëkalime

Teknologji

pasownd

Bëni kujdes nëse fjalëkalimi juaj është tepër i thjeshtë apo është i njëjti prej kohës. Kjo i jep mundësi hakerave të marrin më shpejt të dhënat tuaja dhe në këtë mënyrë të aksesojnë llogaritë që ju keni online. Hulumtuesit e kompanisë “4iQ” kanë zbuluar një bazë të dhënash e cila përmban plot 1.4 miliardë emra përdoruesish dhe fjalëkalimet e tyre. Kryesisht, këto kredenciale kanë ardhur nga “Bitcoin”, “Pastebin”, “LinkedIn”, “MySpace”, “Netflix”, “Last.FM”, “Zoosk” dhe “Badoo”, “RedBox”, lojëra si “Minecraft” dhe “Runescape” dhe listat e kredencialeve si “Anti Public” dhe “Exploit.in”