Kujdes nga Whatsapp! Shikoni çfarë u bën ai mesazheve tuaja…

Teknologji

Një firmë për sigurinë kibernetike ka zbuluar një problem në aplikacionin e Whatsapp. Sipas tyre, hakerat arrijnë të ndërhyjnë dhe manipulojnë mesazhet, madje arrijnë të ndryshojnë identitetin e personit që e ka dërguar.
“Hakerat mund të vendosin fjalët tuaja ‘në gojën e dikujt tjetër’”, konfirmoi firma izraelite në një konferencë të mërkurën. Ndër të tjera shtoi se ata kanë fuqinë që të përhapin informacione të gabuara.
Check Point përmbysi algoritmin e WhatsApp dhe vodhi të dhënat. Pasi e bëri këtë, ishte në gjendje të shihte të gjithë mesazhet që dërgohen midis web-it dhe versionit celular të WhatsApp në mënyrë që të manipulojnë këto të dhëna.