Kujdes kur shpërndani diçka në Facebook

Teknologji

 

64224600 64231000Nëse dëshironi të mbeteni privat në Facebook atëherë mos postoni asgjë.

Facebook i lejon përdoruesit të kontrollojnë se a mundet njerëzit e tjerë t’i shohin apo jo informacionet që ata i postojnë, por kur është fjala për atë se çfarë Facebooku sheh, këto postime nuk janë më private.

Në fakt, Facebook nuk lodhet fare për atë.

“Me shumicën e shërbimeve online, duhet të kuptohet se kur i përdorni këto shërbime për të shpërndarë informacion, ju jeni duke e shpërndarë atë informacion edhe me kompaninë që e ofron atë shërbim”, tha Matt Scutari, menaxher i rregullave të privatësisë në Facebook.

“Përdoruesit të cilët brengosen shumë kur i shpërndajnë disa informacione me ndonjë platformë të veçantë, sinqerisht, nuk do duhej të shpërndajnë informacione fare”, shtoi ai.

“Nuk mendoj se ka shumë shërbime të cilat pretendojnë se nuk i përdorin informacionet e juaja kur ju i shpërndani me tjerët për ndonjë qëllim. Ata në fund të fundit duhet ta përdorin atë informacion”, shtoi ai.

Scutari ishte duke ju përgjigjur disa pyetjeve nga publiku gjatë një konference të privatësisë në Palo Alto, Kaliforni, të premten. Ai tha se Facebook mund të ju ofrojë rregulla të privatësisë që informacioni juaj të mos shpërndahet tek disa përdorues, por atë informacion sigurisht se Facebook do ta sheh dhe do ta mbajë për vete, kështu që kujdes kur shpërndani diçka.