Ktheni si me magji bisedat në ‘WhatsApp’ vetëm me një veprim!

Teknologji

Whatsapp është një nga aplikacionet më të përdorura për të komunikuar online nga e gjithë bota. Prej disa kohësh kompania ka vendosur opsionin e fshirjes së mesazheve, të cilat jeni penduar që i keni dërguar dhe mendon se personi tjetër nuk do e shohë. Por, jo. Ekziston një mënyrë që ai mund t’i lexojë pas disa kohësh.

whatsapp stock
“Android Central” sapo na zbuloi një mënyrë mjaft të thjeshtë. Mjafton të fshini aplikacionin dhe ta shkarkoni përsëri. Pasi e shkarkoni do t’ju dalë një opsion “Backup” që do të thotë ‘kthim mbrapa’ mjafton të klikoni aty dhe mesazhet do të rikthehen nga e para.