Krijohet syri i parë artificial nisur nga qelizat njerëzore…

Teknologji

Një sy artificial është ndërtuar në 3D, duke nisur nga qeliza njerëzore dhe të afta për të hapur e për të mbyllur kapakun e syrit, përbërë nga hidrogjeni sintetik. Ky kërkim prej fantashkence është përmbyllur me sukses nga Universiteti i Pensilvanisë, në SH.B.A.
Organi, realizuar mbi një çip, është i pajisur me lente, e aftë për të prodhuar lot artificial dhe në të ardhmen mund të përdoret në vend të kafshëve (mbi të cilat praktikohet) për të studiuar shqetësime si sytë e thatë dhe për të testuar ilaçe të reja.
Modeli i sipërfaqes së syrit riprodhuar mbi çip, arrin për herë të parë të stimulojë ndërtimin kompleks shumë qelizor të organit që krijon barrierë ndaj ambjentit të jashtëm. Kërkuesit kanë riprodhuar gjeometrinë dhe kompozimin qelizor të shtresave të jashtme të syrit.
Falë kësaj platforme, shkencëtarët kanë krijuar një model që riprodhon shqetësimin e syrit të thatë, pra pa lot, duke përdorur për testim një ilaç. Për të qenë një sy njerëzor, do duhet më pas të përmirësohet ky model artificial duke e pasuruar me elemente të tjera, si kapilarët e gjakut dhe fijet nervore.