Krijohet leukoplasti elektrik, por si funksionon?

Teknologji

nabdajshs.jpg

Një grup inxhinerësh amerikanë kanë krijuar leukoplastin elektrik i cili ka kosto të ulët dhe është i aftë të shërojë një plagë 5 herë më shpejt krahasuar me një leukoplast normal. Metoda e krijuar nga specialistët shfrytëzon energjinë e prodhuar nga lëvizjet e trupit të pacientit për të gjeneruar impulse elektrike ‘delikate’ në plagë.
Në testet e minjve, leukoplasti elektrik reduktonte kohën e shërimit në vetëm tre ditë, në krahasim me pothuajse dy javë për procesin e shërimit normal. Leukoplasti u vendos në qafën e minjve ku kishin plagë dhe u pa se ata u shëruan më shpejt përmes këtij leukoplasti.
“Ne u befasuam kur pamë një normë të tillë të shpejtë të rimëkëmbjes së një plage”, theksoi një nga profesorët.
Sipas specialistëve lëndimet akute dhe kronike “paraqesin një kosto të konsiderueshme për kujdesin shëndetësor në mbarë botën e ndoshta një leukoplast i tillë do të jetë një zgjidhje e leverdisshme. “Përdorimi i stimulimit elektrik në shërimin e plagës është i rrallë”. Në dallim nga metodat ekzistuese, leukoplasti i ri është shumë më i thjeshtë. Pajisja jonë është aq e rehatshme sa një fashë”, nënvizuan specialistët.

ffff.PNG